Lajme
Personi që u shpall si viktima e pestë në Shqipëri pati vdekje klinike (VIDEO)

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se pacienti që u deklarua si viktima e pestë në Shqipëri nga Covid-19 nuk ka ndërruar jetë, por ka pësuar vdekje klinike.
Pipero thotë se ai është rikthyer në jetë, por gjendja është e rëndë.
“Situata është shumë dinamike. Kemi më shumë se 40 të shtruar këtu. Kemi raste që presim t’i nxjerrim, po ashtu kemi raste të rënda. Për pacientin që pësoi vdekje klinike është rikthyer në jetë, por është ende rëndë”, tha mjeku./ Top Channel



















