Connect with us

Uncategorized

Përpjekja për ta rrëzuar bin Salmanin? Flasin princërit sauditë në mënyrë anonime

Publikuar

më

Arrestimet dramatike të dy princërve të lartë sauditë ndodhën pas diskutimesh mes dy burrave për përdorimin e trupit procedural, që udhëhiqej nga njëri prej tyre, për të bllokuar qasjen te froni për princin e kurorës Mohammed bin Salman, nëse monarku i fundit vdes apo bëhet i paaftë për të mbretëruar.

Tri burime kanë konfirmuar për The Guardian se arrestimet e Princit Ahmed bin Abdul Aziz, i vetmi vëlla i plotë i mbetur i Mbretit Salman, dhe i ish princit të kurorës, Mohammed bin Nayef, ishin urdhëruar pasi detajet e bisedës së tyre të pretenduar kishin dalur në gjykatën mbretërore.

Arrestimi i dy burrave ishte drejtuar nga Mohammed bin Salman, e të cilin ata donin ta margjinalizonin përmes një aleance në këshill, një trup i vendosur në vitin 2007 që siguron tranzicionin e qetë të pushtetit nëse një mbret apo një princ kurore vdes, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Këshilli kishte qenë instrumental në sigurimin e Mohammed bin Salmanit si princ kurore në vitin 2017, kur i kishte fituar 31 nga 34 votat, duke e rrëzuar Mohammed bin Nayefin nga linja e trashëgimtarit të fronit.

Ndërkohë, edhe Princi Ahmed besohet që ishte një ndër kritikët e mëdhenj të princit të kurorës. Ata do të përballen me akuza për tradhti, megjithëse ka raportime në Rijad se të tilla akuza mund të mos bëhen për t’i shmangur trazirat e mundshme.

Dy burime kredibile të Guardianit kanë thënë se komploti kishte ndodhur për t’u munduar që ta bënin Princ Ahmedin si drejtues të këshillit, një pozicion që aktualisht është vakant.

NA NDIQ NË FACEBOOK