Connect with us

Ndryshe

Përjetoi ‘tmerin’ në spitalin e Wuhanit, nxënësja kineze pas shërimit nga koronavirusi përgatiet për provimin e Kolegjit

Publikuar

më

Koronavirusi paralizoi për gati 3 muaj të gjithë territorin e Kinës, duke mbyllur për javë të tëra shkollat dhe çdo institucion tjetër.

Mes shumë të sëmurëve në spitalin e Wuhanit ishte edhe një nxënëse, Huang Yuting vetëm 17 vjeç, e cila ia doli me sukses të sfidonte këtë virus vdekjeprurës e nga ana tjetër ajo tërhoqi edhe vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale.

Pasi ajo vijonte të mësonte edhe gjatë kohës që ishte në spital, pavarësisht se ishte e infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë që është shëruar nga virusi, i duhet të qëndrojë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë para se të shkojë në shtëpinë e saj e të tak familjarët.

17-vjeçarja kineze është një ndër miliona nxënëse kineze, që do të përballen me Provimin e Hyrjes së Kolegjit Kombëtar këtë vit, dhe si çdo shok e shoqe e saj, edhe Huang shpreson ta marrë provimin.

Edhe pse i mbetën më pak se 100 ditë nga dita e provimit të rëndësishëm, 17-vjeçarja kineze sfidoi sëmundjen dhe nisi të mësojë në spital.

Ajo është shprehur se dëshrion të bëhet pedagoge në të ardhmen, sepse dëshrion t’iu japë dritë dhe shpresë të tjerëve.

“Në të kaluarën, doja të bëhesha projektuese, por pas kësaj përvoje, unë dëshiroj të bëhem mësuese në të ardhmen. Mësuesit dhe mjekët kanë një gjë të përbashkët. Ata janë si një fener që ndriçon rrugën për njerëzit.”- tha ajo.

Në spital ishte bashkë me gjyshin dhe gjushen e saj, e një ditë kur kishte dëgjuar se gjendja e gjyshit të saj ishte përkeqësuar, ishte ndjerë keq dhe e dëshpëruar, e kishte nisur të qante.

“Unë nuk doja të qaja në sy të të tjerëve, por një polic më pa dhe m’u afrua. Më pyeti pse po qaja. I thashë të më lërë të qetë, por ai nuk u largua. Ai u ul i qetë pranë meje, duke pritur që të qetësohem. Psikologjikisht u bëra më e fortë. Për stilin e jetës sime, u bëra më e vetë-disiplinuar dhe mund të planifikoj më mirë kohën time. Personaliteti im ka ndryshuar në disa fusha. Në të kaluarën e humbja durimin me lehtësi, por kur pashë që mjekët janë kaq shumë të duruar kët, e mësova durimin nga ata.”- ka rrëfyer Huang.

Tashmë pas kësaj periudhe të vështirë Huang ka thënë se ndihet më mirë dhe e lehtësuar jo vetëm pse u shëruar dhe u largua nga spitali, por për faktin që edhe gjyshërit e saj po shërohen.

Ndërkohë autoritetet arsimore në Kinë kanë njoftuar se po bëjnë gati një plan për Provimin e Hyrjes së Kolegjit Kombëtar këtë vit./dosja.al/

Shqipëri6 minutes ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme1 hour ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri3 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme4 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni5 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri6 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

Lajme7 hours ago

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK