Connect with us

Kosovë

Për shkak të mungesës së pajisjeve ndaj koronavirusit, SPSPK kërcënon më ndërprerje të punës së punëtorëve

Publikuar

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës pas një vizite që ka bërë në shumë qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe në objektet e Ministrive të Qeverisë së Kosovës, ka kërcenuar më  ndërprerje të punës të punëtorëve teknikë për shkak të mungesës së pajisjeve përderisa ata ishin dukë kryer punët.

SPSPK në një komunikatë për media thotë së këta punëtor janë lënë në mëshiren e Zotit.

Gjithashtu tha se njerëzit e parë që mund të preken nga koronavirusi, janë kjo kategori e punëtorëve dhe këta punëtorë si mungesë elementare nuk kanë pranuar asnjë maskë apo ndonjë pajisje mbrojtëse kundër kësaj sëmundje.

“Kishte punëtorë që në mënyrë solidare nga stafi i qendrave te mjekësisë familjare iu ishin dhuruar punëtorëve aty e këtu ndonjë pajisje, derisa te punëtorët e pastrimit nëpër objektet e disa ministrive thonë se nuk bënë të jepen pajisjet e kërkuara pasi që po krijohet panik , d.m.th. luhet me shëndetin e punëtorëve për të mos hapur panik apo me mirë të themi rreziko shëndetin tënd , për të mos bërë panik të njerëzit tjerë të shëndoshë”.

Sindikata ka paralajmëruar së nëse deri nesër datë ne ora 8:00 nuk pajisen këta punëtorë me pajisje adekuate ne do t’i thërrasim kryetarët e shoqatave dhe do të vendosim për ta ndërprerë punën.

Punëtoret pyesin së kujt i takojnë si shoqëri pasi që Qeveria për këto gjëra ka ndarë 10 milion euro.

NA NDIQ NË FACEBOOK