Kosovë
Peci: Koalicioni LDK-LV krijoi një shpresë, por që nga negociatat për formimin e Qeverisë luftuan mes vete për pushtet

Drejtori ekzekutiv i KIPRED Lulzim Peci, thotë se koalicioni LV-LDK, ndonëse në dukje të parë krijoi në shpresë së vendi do të merrte drejtimin e duhur, që nga nisja e negociatave për formimin e Qeverisë u karakterizua me luftëra në mes të dy partive dhe asaj për pushtet.
Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se LDK-ja mbajti zgjedhjet e brendshme sa për sy e faqe, ndërsa LV-ja ndërroi statutin për t’ia mundësuar Albin Kurtit të qenit kryetar i partisë dhe kryeministër I vendit në t njëjtën kohë, shkruan Periskopi.
Postimii plotë i Pecit
Koalicioni LVV – LDK e krijoi nje shprese se vendi do te mund te merrte nje drejtim serioz ne luftimin e korrupcionit dhe permiresimit te qeverisjes.
Mirepo, qe nga negociatat per koalicion te dyja partite u karakterizuan me shume nga lufterat ne mes vete per pushtet dhe kontroll politik, qe eshte legjitime, se sa nga puna ekipore dhe lidershipi ne qeverisjen e vendit, e cila eshte e domosdoshme per te arritur sukses.
Kjo lufte per kontroll politik nuk ishte i kufizuar vetem ne mes lidereve politik te LVV-se dhe LDk-se, por ajo e kishte njekohesisht shume te theksuar edhe dimensionin e kontrollit brenda partiak.
LDK mbajti zgjedhje sa per sy e faqe, duke u munduar te beje kontroll te divergjencave te brendshme, gje qe si pasoje pati kontinuitetin ne lidershipin e partise (Isa Mustafa) dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen ne duar te fuqise vendim-marrese brenda partise, ndersa LVV e nderroi statutin per t’ia mundesuar
te nominuarit per Kryeminister (Albin Kurtit) qe njekohesisht te jete edhe kryetar i partise edhe pasi qe te behet kryeminister, per te mos i ikur nga dora mbajtja ne e plote e penjeve te vendim-marrjes partiake.
Kjo mendesi eshte bartur edhe ne qeverisje, dhe ajo nese nuk do ta sillte tani fundin e ketij koalicioni, do ta sillte pas disa muajve aoo nje viti.
Nuk duhet harruar edhe faktin qe asnje qeveri ne Kosove nuk e perfundoi mandatin e saj, dhe kjo nuk eshte ngjarje e rastesishme. Qellimet e qeverisjes me siguri se kane qene te ndryshme, por menyra e berjes se politikes ka mbetur ne parametra jo forte te ndryshem me njera tjetren.
Asnje udheheqes, kushedi cofte ai nuk mund te arrije sukseset e enderruara, nese nuk e kultivon punen ekipore dhe lidershipin. Politika ka shume nderkambeza, por lideret e mencur i neutralizojne ato dhe i bejne edhe rivalet e tyre te ju jepin perkrahje.
Per me teper, per shtete te vogla cfare jemi ne, mos leximi i duhur i marredhenieve nderkombetare mund te kushtoj shume. Kjo nuk do te thote se duhet te behemi “yes men”, por duhet t’i realizojme interesat e tona me perplasje sa me te vogela dhe perkrahje sa me te madhe me aleatet tone.
Rezultat i asaj ku jemi sot, ne baze te mendimit tim, eshte pasoje i arsyeve te lartepermendura. Shpresoj se do te nxjerret mesim nga krejte kjo ne cfare jemi duke kaluar.
Fatkeqesisht qe mendesia dhe shoqeria nuk zhvillohen me shpejtesine e zhvillimit te teknologjise.
Me dashuri ne kohen e korona virusit.















