Connect with us

Kosovë

PDK: Qeveria Kurti uzurpoi pushtetin dhe shkeli rendin kushtetues duke kufizuar lirinë e lëvizjes

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës, dënon ashpër përpjekjen e Qeverisë në largim për të cenuar rendin demokratik e kushtetues nëpërmjet vendimeve të saja. Vendimi i sapo marrë nga Qeveria në largim e Kosovës, është një akt i paligjshëm sepse shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Liria e lëvizjes dhe liritë tjera që preken nga masat e fundit të marra prej Qeverisë, janë të shenjta e të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova.

Neni 56 i Kushtetutës së Kosovës për Të Drejtat dhe Liritë Themelore e shpreh qartë e pa ekuivok, “se shmangia nga  të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme”.

Pra, qartazi kjo qeveri ka tejkaluar kompetencat e saja, përderisa ende nuk është aprovuar në Kuvendin e Kosovës shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur tashmë se Qeveria e Kosovës është treguar e vonuar, e mangët dhe neglizhente për sa i përket masave të marra për t’u përballur me pandeminë dhe ka propozuar shpalljen e Gjendjes së jashtëzakonshme, si hapin e duhur për t’u përballur siç duhet me kërcënimin e pandemisë. Por, kurrsesi nuk do të lejojë që kryeministri në largim, Kurti, të shfrytëzojë situatën për të shkelur shtetin e së drejtës, për ti dhënë vetes kompetenca që nuk i takojnë duke shkelur Kushtetutën.

Prandaj i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërheqë këtë vendim anti-kushtetues dhe të mbështesë vendosjen sa më shpejt të Gjendjes së Jashtëzakonshme që do të mundësojë që masat anti-pandemi të ndërmerren në mënyrën ligjore.

 

“Neni 56 Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme:

 

  1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna”.

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK