Connect with us

Kosovë

Pasi Mustafa e quajti Kurtin “njeri që merret me konspiracione”, edhe Surroi akuzon dikë për të njëjtën

Publikuar

Publicisti Veton Surroi i njohur për nëntonet e tij raciste në shkrimet politike, ka shkruar në Facebook duke kërkuar paqe politike në vend në këtë kohë të Koronavirusit. 

Surroi ka deklaruar që “murtaja mund të shërbejë për letërsi e titull romani, si “Dashuria në kohë të kolerës” të G.G.Marquez por murtaja nuk është e mirë për driblime politike.”

Nuk dihet pse Surroi përdorë murtajën si krahasim për Koronavirusin, dhe po ashtu pse ngatërron kolerën me murtajën – edhe pse të dyja sëmundje infektoze. Një libër edhe më i njohur se ai i Marquezit mbi murtajën është pikërisht ai me titull “Murtaja” nga Albert Camus, shkruan Periskopi.

Më tej, Surroi ka thënë se “duhet shtrënguar radhët, e jo dobësuar me debate publike taksash, teorish konspiracioni e ofendimesh të ndërsjella.” edhe pse nuk dihet saktësisht se kujt ia dedikon këto fjalë.

Më herët gjatë ditës, Isa Mustafa nga LDK e kishte akuzuar kryeministrin Kurti se po merrej me “konspiracione”, përcjell Periskopi.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

NA NDIQ NË FACEBOOK