Connect with us

Kosovë

Pas Mustafës, Thaçi takon Veselin

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi po i vazhdon takimet me liderët e partive politike me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Tashmë ka nisur takimi i të parit të vendit me ish-kryeparlamentarin dhe kryetarin e partisë ku dikur vet ishte lider, Kadri Veselin.

Presidenti takimin e parë e ka pasë me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, pas të cilit takim nuk ka pasë deklarime për media nga asnjëra palë.

Thaçi pritet të takohet edhe me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së Behgjet Pacolli.

Ndonëse në agjendë të presidentit është paraparë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, një takim i tillë nuk dihet akoma nëse do të mbahet ose jo.

Takimet e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike po mbahen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

NA NDIQ NË FACEBOOK