Connect with us

Kosovë

Pamjet apokaliptike nga Gjilani: Kush e shkaktoi tymin gjigant të zi?

Published

on

Një lexues i Periskopit i ka dërguar disa fotografi të tmerrshme në të cilat duket një tym gjigant që mbulon qiellin e kaltër dhe retë e bardha në qytetin e Gjilanit.

Në njërën duket tymi nga një rrugë e qytetit, dhe i cili ka përshkuar shumicën e qiellit të kaltër.

Ndërkohë, në një video duket edhe origjina e zjarrit, shkruan Periskopi.

Sipas qytetarëve, një gjë e tillë është bërë pas djegies së gomave – edhe pse nuk dihet nëse një gjë e tillë ka të bëj me ndonjë festë të lashtë apo diçka e ngjashme.

Policia e vendit nuk dihet nëse ka arrestuar apo ka nisur hetimet për rastin. /Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK