Kosovë
Paçarizi: Takimet e nesërme – shans për t’i dhënë fund krekosjeve politike e populiste

Analisti dhe njëherësh profesori universitar Rrahman Paçarizi ka komentuar ftesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar liderëve të partive politike.
Ai ka thënë se takimet e nesërme janë një shans për t’i dhënë fund krekosjeve e kalkulimeve politike e populiste.
“Çka do tjetër në takimet e nesërme, qoftë edhe refuzimet eventuale do të tregonin se kemi një klasë politike shumë joserioze dhe të papërgjegjshme, që do të thotë se s’na duhen as për rend mulliri”, shkruan Paçarizi në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Neser qenka shansi me u dhane fund krekosjeve e kalkulimeve politike e populiste.
Neser Ramushi duhet me i kallxu Hashimit pse nuk duhet me heqe tarifen dhe çka me be me dialogun;
Neser Albini duhet me i tregu Hashimit pse e ka zgjedhe kete metode te heqjes se tarifes dhe si me iu qase dialogut;
Neser Isa duhet me i tregu Hashimit pse duhet heqe tarifa sipas kerkeses amerikane dhe cka me be me dialogun;
Neser Fatmiri duhet me i kallxu Hashimit qarte se cka mendon per heqjen e tarifes dhe per dialogun;
Neser Kadriu duhet me i kallxu Hashimit a i ka te njejtat llafe per pezullimim e tarifes dhe si me iu qase dialogut dhe opozitarizmit;
NESER HASHIMI DUHET ME IU TREGU TE GJITHEVE E NE FUND EDHE NEVE PSE DUHET ME E HEQE TARIFEN DHE CILAT JANE GARANCITE AMERIKANE PER MARREVESHJEN FINALE ME SERBINE.
Çkado tjeter ne takimet e neserme, qofte edhe refuzimet eventuale kishin me kallxu se kemi klase politike shume joserioze dhe te papergjegjshme, qe do me thene se s’na duhen as per rend mullini.




















