Connect with us

Lajme

OJQ “Burimi” dhe Zoran Zaev shpërndajnë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Publikuar

Organizata Jo-Qeveritare “BURIMI” ka marrë për sipër shpërndarjen e 200 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Ky donacion është dhënë falë vullnetit të mirë të vet Kryetarit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, i cili na ka ndihmuar në këtë iniciativë tonë me mjete të tija personale.

“Kjo është vetëm një ndihmë simbolike nga ana jonë, të cilën e kemi realizuar në bashkëpunim me Kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. Shpresojmë se kjo ndihmë e jonë sadopak do ti ndihmon familjeve në nevojë, që ta tejkalojnë këtë situatë në të cilën po kalon vendi jonë me virusin COVIT-19. Bëhet fjalë për 200 pako në të cilat hynë produkte ushqimore, dhe pjesa e parë ka përfshirë Shkupin, ndërsa në pjesën e dytë kemi paraparë të shpërndajmë në Kumanovë”, thotë Naim Bardhi Kryetarë i OJQ Burimi, njofton Shekulli.mk.

Sipas Kryetarit të OJQ – “Burimi”, Naim Bardhit në pakon ushqimore janë përfshirë edhe mjete dezinfektuese, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të shpërndahet edhe miell, dhe gjëra të tjera të nevojshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK