Connect with us

Lajme

OBSH: Ende herët për të vendosur lidhur me organizimin e Lojërave Olimpike

Publikuar

Një nga vendet e prekura nga Coronavirusi është edhe Japonia, saktësisht Tokio, vendi ku do të mbahet Olimpiada 2020.

Lidhur me situatën e krijuar ka folur edhe Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili ka thënë se situata e krijuar në Japoni nga Coronavirusi duhet të monitorohet për më shumë kohë.

“Mendoj është shumë herët për të vendosur”, deklaroi Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë, duke qenë kundër shtyrjes ose anulimit të menjëhershëm të Lojërave Olimpike 2020.

“Kam besim te Japonia dhe shpresoj se do të ketë përparim”, shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve të vendit për të frenuar Coronavirusin.

Kjo deklaratë vije pasi dje u përfol për shtyerjen e mundshme të Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’ që mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK