Connect with us

Sport

Nxehet situata mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson

Publikuar

Oktogoni i UFC do të jetë arenë spektakli në mbrëmjen e UFC 249, kur Nurmagomedov dhe Ferguson do të vihen përballë njëri tjetrit.

Së fundmi, dyshja janë takuar edhe në konferencë për shtyp, kur kanë mbetur rreth një muaj nga dueli i tyre.

Por, situata nuk ka shkuar krejtësisht e qetë, pasi dyshja kanë rritur tensionet me njëri tjetrin, duke mos kursyer fjalët.

Ferguson dhe Khabib kishin planifikuar të përballeshin me njëri tjetrin në katër raste më herët, por gjithmonë njëri do të tërhiqej, si pasojë e lëndimeve.

Më në fund ka ardhur koha për dyshen që të maten me njëri tjetrin, kur edhe do të kontestojnë rripin e kampionit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK