Connect with us

Kosovë

Nurellari: Shkarkimi i bordit të shëndetësisë është një akt i turpshëm, jolegjitim që demonstron hipokrizinë e qeverisë Kurti

Publikuar

më

Analisti Adri Nurellari, ka komentuar shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së nga kryeministri në largim. Albin Kurti.

Nurellari këtë shkarkim e cilësin si një akt të paligjshëm, jolegjitim e që demonstron hipokrizinë e qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Qeveria në largim në mbledhjen e fundit ka shkarkuar  në mënyrë befasishme dhe të turpshme Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës. Ky shkarkim i bordit më të rëndësishëm të shëndetësisë është një akt i paligjshëm, jolegjitim që demonstron hipokrizinë e qeverisë Kurti.

Së pari ky vendim dhe gjithfarë vendime apo masa të tjera të rëndësishme nuk mund të ndërmerren nga një qeveri në ikje e cila është shkarkuar me 82 vota kundër. Pra bëhet fjalë për një shumicë dërrmuese të cilësuar që jo vetëm ministrin por mund të rrëzojnë edhe kryetaren e kuvendit e të ndrojnë kushtetutën. Në kuptim të paragrafit 6 të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Qeveria është dorëhequr. Kjo nënkupton logjikisht që kjo qeveri luan rol kujdestarie, merret me mbarëvajtjen e institucioneve por nuk ka legjitimitet të marri vendime të mëdha të befasishme. Pikërisht për këtë arsye edhe vetë Levizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zëshme në denoncimin e gjithfarë vendimeve të marra nga kryeministri Haradinaj pas dorëheqjes.

Së dyti ky vendim demonstron edhe dyfytyrësinë e kryeministrit sepse prej fillimit të epidemisë në Kosovë kemi dhjetëra deklarata të Kryeministrit dhe minstrit të Shëndetësisë lidhur me punën shembullore të punonjësve shëndetësor, të cilët punën e kanë kryer në saje të politikave të Bordit të ShSKUK e paraparë nga neni 8 i Statutit të ShSKUK-së.  Qeveria shumë herë ka cituar edhe lëvdatat e dhënë nga Kuptohet që kryeministri në ikje Kurti këto lëvdata i ka bërë edhe sepse ka dashur që të relativizojë e minimizojë ashpërsinë e situatës në të cilën gjendemi për të justifikuar mosvendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Po ashtu hipokrizia manifestohet nga fakti se nga njëra anë Vetëvendosjapo vetë-viktimizohet duke thënë se deputetët gabuan që e rrëzuan qeverinë mu në mes të epidemisë së koronavirusit. Nga ana tjetër tre ditë pas shkarkimit të qeverisë për të cilën ankohet, shkarkoi bordin e  ShSKUK, pra insitucionit që është drejtpërdrejtë në ballë të luftës kundër koronavirusit. Ndër të shkarkuarit e bordit spikat  doktori epidemiolog Naser Ramadani i cili javëve të fundit ka qenë edhe mjeku më i rëndësishëm dhe i lakuar për sa i përket kësaj lufte.

Së treti ky veprim arrogant i qeverisë në ikje, është edhe i paligjshëm sepse shkel legjislacionin kë fuqi. Punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e punës vetëm atëherë kur i punësuari ka marrë përshkrimin në formë të shkruar të performancës së pakënaqshme, si dhe një deklaratë paraprake se dështimi për përmirësimin e performancës do të rezultojë me largim nga puna pa asnjë paralajmërim. Ky shkarkim i beftë bën që të shkarkuarit të kenë mundësi ta hedhin në gjykatë këtë vendim arbitrar, ta fitojë gjyqin dhe të dëmshpërblehet nga buxheti i taksapaguesve më të varfër të Evropës. Për më tepër që mes të emëruarve të rinj, spikat Mirsad Shkreta, ish kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që përbën një përpjekje të politizimit të administratës dhe  të kapjes së shtetit.

Shqipëri2 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme1 hour ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni2 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni5 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri8 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme9 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK