Sport
Nuk shqetësohen për koronavirusin – derbi i madh luhet para 50 mijë tifozëve

Në Turqi është vetëm një i infektuar me këtë virus, kështu që jeta e përditshme është normale.
Kjo natyrisht vlen edhe për kampionatin e tyre të futbollit.
Të dielën në ‘Ali Sami Yen’, do të zhvillohet derbi i madh turk mes Galatasaray dhe Besiktas, dhe atë para 50 mijë tifozëve.
“Derbi mes Galatasaray dhe Besiktas do të luhet para tifozëve. Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha Nihad Ozdemir, president i Federatës së Futbollit të Turqisë./Lajmi.net/





















