Sport
Nuk mjafton goli i Muriqit, Feneri mposhtet nga Trabzonspor

Një gol i Vedat Muriqit, nuk i mjaftoi Fenerit për të evituar humbjen nga ky udhëtim i vështirë.
Alexander Sorloth në minutën e 46’, shënoi për epërsinë e parë të Trabzonspor, shkruan lajmi.net.
Filip Novak dyfishoi epërsinë e vendasve, kur shënoi për 2:0 në minutën e 66’.
Fenerbahcen në lojë e riktheu sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 83’.
Ndeshja e kthimit në shtëpinë e Fenerbahces luhet më 21 mars./Lajmi.net/






















