Connect with us

Sport

Nuk ka merkato të verës – skuadrat do të kenë këta lojtarë deri në janar?

Publikuar

Sa larg ka arritur Covid19, mund ta shohim edhe përmes raportimeve të fundit që lidhen me botën e futbollit.

Dritarja e transferimeve të verës mund të mos zhvillohet fare, pikërisht si pasojë e përhapjes së Covid19.

Drejtori sportiv i Atletico Madrid, Andrea Bertra, ka dhënë shenja se merkato mund të mos ketë, transmeton lajmi.net.

Si pasojë, skuadrat do të mbesin me përbërjet e njëjta, deri në merkaton e janarit.

Raportime  të mëhershme kanë insistuar se merkatoja e verës do të zhvillohet, por mund të zgjasë deri në dhjetor.

Rreth kësaj, nuk ka akoma ndonjë qëndrim final nga FIFA. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK