Ndryshe
‘Nuk duam koronavirus në vendin tonë’ – Studenti nga Singapori rrihet brutalisht

Një student nga Singapori pësoi fraktura të rënda në nofull, pasi u godit nga një grup të rinjsh, për shkak të koronavirusit.
Ngjarja ndodhi në Londër, ndërsa Jonathan Mok ka deklaruar se kishte qenë duke ecur në rrugë, kur ishte sulmuar nga një grup të rinjsh, që i kishin thënë: ‘nuk duam koronavirus në vendin tonë’.
Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe tani ka nevojë për kirurgji ndërtuese pas incidentit.






















