Kosovë
Nis seanca për rrëzimin e Qeverisë, Albin Kurti nuk ndodhet në sallë

Kryeministri i vendit Albin Kurti ende nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Periskopi.
Megjithatë disa nga ministrat e LVV-së tashmë janë prezent në seancë.
Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Leze Qenes, e cila ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme./Periskopi/

















