Connect with us

Sport

Ngecin negociatat mes Milan dhe Ralf Rangnick

Publikuar

Rangnick është personi që ka hapur telashe të shumta për Milan, duke bërë që skuadra të shkarkojë edhe Zvonimir Boban.

Bisedimet e Milan me ish trajnerin e Leipzig kishin filluar qysh moti, por duket se marrëveshja është akoma larg.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se ka rënie në intensitetin e bisedimeve mes Milan dhe Rangnick, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, te Milan, njeriu në krye të stolit vazhdon të jetë Stefano Pioli.

Pioli kishte nënshkruar një kontratë dy vjeçare, por ka një klauzolë që lejon klubin t’i shkëpus atij kontratën. /Lajmi.net/