Uncategorized
Nëse je me koronavirus dhe del në rrugë mund të dënohesh deri në 21 vjet burg

Shtetasit italianë me koronavirus mund të përballen me akuza për vrasje nëse ata lëvizin lirshëm në rrugë, pavarësisht se ndaj tyre është dhënë urdhër për të qëndruar në karantinë.
Pacientët e dyshuar janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda në zona të izoluara, në të kundërtën janë gjobitur me rreth 206 euro.
Masat e reja parashikojnë që ata do të përballen me akuza shumë më të rënda nëse infektojnë dikë në rrugë.
Mediat italiane shkruajnë se këta persona do të akuzohen për vrasje me dashje dhe mund të qëndrojnë në burg deri në 21 vjet.
“Nëse jam i infektuar, e di që jam dhe kërkoj të kem ende kontakte me njerëz të tjerë pavarësisht nga mundësia e transmetimit të infeksionit, atëherë hyn në fuqi dhe akuza”, u shpreh Franco Coppi për Corriere della Sera.
Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka shpallur të gjithë territorin e vendit në zonë të kuqe” duke mos lejuar asnjë lëvizje në rrugë.
Në Itali janë 12 mijë të prekur nga koronavirusi, prej tyre 827 persona kanë vdekur.





















