Kosovë
Në prag të seancës së Kuvendit, Kurti me masa të reja shtrënguese (dokument)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një vendimi ka marrë disa masa shtrëngues ndaj qytatarëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ky vendim i Kurti vjen në prag të mbajtjes së seancës në të cilën pritet të votohet për rrëzimin e qeverisë së tij.
Albin Kurti ka përpiluar këtë vendim në formë që seanca e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë të pengohet dhe si e tillë të mos mund të votohet nga Kuvendi, shkruan Periskopi.
Pika e parë e këtij vendimi vërteton që Kurti me masa të ashpërta po bllokon edhe punën e Kuvendit të Kosovës.
Në pikën e parë të këtij vendimi thuhet se do të ndalet qarkullimi i automjeteve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, por gjatë kësaj periudhe lejohen për nevoja të veçanta, por edhe për aktivitete që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës ndaj koronavirusit, kësisoj duke i bllokuar rrugë mbajtjes së seancës në Kuvend.
Gjithashtu, Kurti me anë të këtij vendimi ka ndaluar të gjitha tubimet private e publike si ato të hapura po ashtu edhe të mbyllura.
Kjo pikë tregon qartë se pas datës 24 mars aktivitetet e vetëm që mund të bëjnë institucionet duhet të jenë vetëm me pandeminë e koronavirusit dhe asnjë aktivitet tjetër, duke e përjashtuar edhe punën e Kuvendit në të cilën është dorëzuar kërkesa për seancën e mocionit të mosbesimit dhe e cila sipas Kushtetutës është e obligueshme që të mbahet.
Ndryshe kjo seancë vjen pasi që LDK inicioi rrëzimin e qeverisë Kurti për shkak se ky i fundit shkarkoi ministri e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.
Kujtojmë që në disa shtete evropiane parlamentet e tyre po vazhdojnë punën pavarësisht përhapjes masive të pandemisë së koronavirusit./Periskopi/
![]()
















