Connect with us

Shëndetësi

Në Kirurgjinë Vaskulare kryhen 233 operacione për dy muaj

Publikuar

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare janë kryer 233 operacione në dy muajt e parë të vitit të këtij viti, që përbën një rekord shifror të ndërhyrjeve në historinë e klinikës brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Në një njoftim për media të QKUK-së thuhet se nga ky numër  kishte 83 ndërhyrje për trajtim të venave varikoze (sëmundje e venave) e që po rritet dukshëm pas lëshimit në punë të sallës së tretë.

Poashtu potencohet se Kirurgjia Vaskulare po punon me përkushtim dhe kapacitet të plotë, duke aplikuar edhe metodat e reja minimale invazive, me qëllim që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe të rrisë numrin e trajtimit të rasteve, me çka ka dhënë rezultatet e para në rrugën për eliminimin e listave të pritjes./klankosova.tv/.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK