Sport
Në Itali pezullohen të gjitha ngjarjet sportive për 30 ditë?

Ky vendim nuk do të përfshinte vetëm zonat më të goditura nga sëmundja, por çdo rajon, përcjell lajmi.net.
Sipas ANSA, ky propozim është paraqitur nga Komuniteti Shkencor te Qeveria, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Shkaku i Koronavirusit është shtyrë edhe sfida kthyese e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, që duhej të zhvillohej ditën e mërkurë.
Po ashtu, edhe disa ndeshje të Serie A të paraparë për fundjavë, gjithashtu janë shtyrë, përfshirë derbin Juventus – Inter./Lajmi.net/






















