Connect with us

Kosovë

Në Hajvali qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm, KUR ‘Prishtina’ apelon për mirëkuptim

Publikuar

Një qytetar nga Hajvalia ka raportuar se tash e një javë në shtëpinë e tij nuk ka ujë të pijshëm.

Sipas tij, uji ka ngjyrë të turbullt dhe mungesa e ujit të pijshëm ka rënduar mënyrën e jetesës së tyre.

Ndërkaq, zëdhënësja nga Kompanisa e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Arjeta Mjeku, në nëj prononcim për Periskopin ka këshilluar qytetarët e kësaj zone që ta lënë ujin të rrjedhë derisa të del i pastërt.

‘’Uji ka fillu me u turbullu ne zonën e Hajvalisë dhe Veternikut. Kërkojmë mirëkuptim dhe këshillojmë që ta lënë të rrjedhë uji derisa të del i pastërt’’, përfundon Mjeku./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK