Lajme
Në Dibër dhe në Qendër Zhupë në izolim shtëpiak tetë punonjës shëndetësorë

Në Dibër dhe Qendër Zhupë tani për tani nuk ka raste të tjera të dyshimta me koronavirus, por për shkak të kontaktit me çiftin bashkëshortor te të cilët është konfirmuar Kovid-19 në izolim shtëpiak janë tetë punonjës shëndetësorë,. konfirmoi Baki Halili drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër.
Bëhet fjalë për punonjës shëndetësorë të cilët kanë pasur kontakt me çiftin bashkëshortor nga fshati Balanci, Komunën Qendër Zhupë, te të cilët koronavirusi ishte konfirmuar të premten.
Autoritetet apelojnë qytetarët t’i respektojnë këshillat për shmangie nga tubimet dhe mirëmbajtjen e higjienës.


















