Connect with us

Kosovë

Në barnatore u shtrenjtuan çmimet e maskave dhe dorëzave, dikush në Prishtinë po i jep falas ato

Publikuar

më

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para disa orësh konfirmoi dy rastet e para të prekura me koronavirus.

Tashmë, edhe Kosova është prekur nga virusi që u përhap në tërë globin dhe qytetarë të shumtë kanë filluar të furnizohen me ushqime dhe me ilaçe të ndryshme.

Barnatoret i kanë rritur çmimet e ilaçeve e madje edhe të maskave e që tani është vështirë të gjesh ndonjë maskë.

Së fundmi, një person që posedon një biznes privat, ka siguruar maska dhe dorëza të shumta të cilat thotë se i jep falas për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për to./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK