Kosovë
Ndodhi: Kurti bëri gabimin historik për Kosovën, Vuçiq premtoi se do ta shfrytëzojë

Kryeministri Albin Kurti së fundi e ka shkruar një opinion në Frankfurter Algemaine Zeitung [FAZ] e në të cilën thotë se “nënshkrimi ose pëlqimi për diçka të arritur përmes kërcënimeve ose detyrimit nuk mund të jetë i vlefshëm dhe nuk ka validitet e legjitimitet.”
Megjithëse me një lexim të pakujdesshëm mund t’i japim të drejtë kryeministrit tonë, konteksti ynë nuk e lejon një gjë të tillë.
Serbia ishte përballë në vazhdimësi me kërcënimet dhe detyrimet e ShBA-ve, e të cilat ishin të qarta e publike.
Regjimi i Millosheviqit ishte detyruar që të ulej bashkë me palën kosovare në Rambouillet pikërisht përmes kërcënimeve e detyrimeve që ushtronte administrata e atëhershme Clinton.
Po këto kërcënime e detyrime ishin përdorur edhe për të ulur Serbinë në negociatat e Vjenës, e të cilat çuan drejt Pavarësisë së Kosovës.
Dhe argumentimin e çuditshëm e të tmerrshëm të kryeministrit kosovar e ka shfrytëzuar presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se “kjo është e vetmja gjë me të cilën është dakord me Kurtin”.
Ai tha se deklaratën e Kurtit do ta përsëris kudo, sepse, siç shpjegoi ai, ajo nënkupton që gjithashtu edhe më pak vlen gjithçka që është fituar me forcë.
“Kurti duhet të ketë parasysh se gjithçka që është arritur me forcë, dhe nga agresioni kundër Serbisë, nga agresioni i tmerrshëm i 19 vendeve kundër Serbisë, që është më shumë sesa një kërcënim dhe është një detyrim i drejtpërdrejtë, duhet të ketë një devijim edhe më të qartë sesa ndaj deklaratave të dikujt dhe diçka që nuk paraqet detyrim… “, ka thënë Vuçiq.
Dhe, tashmë na bëhet më e qartë se kurrë se gabimi i tmerrshëm i Kurtit në argumentim do t’i kushtojë Kosovës rëndë në tavolinën e negociatave. /Periskopi





















