Connect with us

Kosovë

Ndërpritet transporti ndërurban në Kosovë

Publikuar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka marrë vendim të ndërprejë transportin ndërurban në Kosovë.

Ky vendim është marrë pasi në Kosovë sot janë shënuar rastet e para me koronavirus.

Një 20 vjeçare nga Klina dhe një 77 vjeçar nga Vitia, e para shtetase italiane, ndërsa i dyti që kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më 5 mars, janë të infektuarit e parë.

Qeveria e Kosovës ndër vendimet e tjera ka marrë vendim të ndërprejë transportin ndërurban.

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK