Connect with us

Kosovë

NB: I emruari i Albin Kurtit në ShSKUK del se ishte dënuar nga Gjykata Themelore

Publikuar

më

Kryeministri në largim, Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar dje kishte marr një vendim duke shkarkuar kështu Bordin e SHSKUK-së. Por, menjëherë ai mbushi zbrazëtinë e krijuar duke e emëruar një tjetër bord: atë në të cilin bën pjesë edhe Mirsad Shkreta nga Ministria e Shëndetësisë, i cili ishte edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Shkreta i cili mori pozitë si anëtar bordi në SHSKUK ishte denuar nga Gjykata Themelore e Kaçanikut mbi bazën se i njejti nuk kishte bërë deklarim të rregullt vjetor prnaë Agjensisë Kundër Korrupsion.

Anëtari i Bordit të SHSKUK-së ishte denuar gjatë kohës sa kishte qenë asamblist komunal në Hanin e Elezit.

Gjykata Themelore e Kaçanikut kishte denuar Shkretën me një gjobë prej 300 euro.

Gazeta NewBorn, ka siguruar të plotë aktvendimin me të cilin Shkreta me 19 nëntor të vitit 2013 kishte marr vendim për denimin ndaj tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK