Connect with us

Sport

Napoli arkëton tri pikë të reja në Serie A, kalon pa vështirësi Torinon

Publikuar

Skuadra e Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e radhës në Serie A, duke mposhtur Torinon me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.nte.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Konstantinos Manolas, kur luhej vetëm minuta e 19’ e takimit. Ky gol vendosi rezultatin final të pjesës së parë.

Fitoren e napolitanëve e vulosi Giovanni Di Lorenzo, duke tundur rrjetën tetë minuta para fundit të lojës. Por, për rezultatin final u përkujdes Simone Edera, në minutën e 91′.

Napoli me këtë fitore numëron 39 pikë dhe mban pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A.

Torino në anën tjetër mbetet me 27 pikë, për të qëndruar në pozitën e 15-të. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK