Connect with us

Kosovë

Naim Gashi emërohet Drejtor i Agjencisë së Akreditimit

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka votuar sot shqyrtimin e propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Propozimin e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu.

Ai ka thënë se në komision përzgjedhës kanë qenë tre sekretarë, një përfaqësues i Universitetit të Prishtinës dhe një nga organizatat joqeveritare.

”Janë shqyrtuar 13 kandidatë, dhe 11 prej tyre kanë hyrë në listë të shkurtër”.

Si kandidat Ministria e ka propozuar Naim Gashin, që është miratuar me shumicë të votave në Qeveri të Kosovës, pa asnjë votë kundër dhe abstenim

 

NA NDIQ NË FACEBOOK