Connect with us

Kosovë

Mustafa thotë se Kurti duhet t’i kërkojë falje publike Amerikës

Publikuar

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa mendon se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje dhe t’i tërheq deklaratat kundër SHBA’së që i bëri në Kuvendin e Kosovës në ditë kur qeveria e tij me 82 vota u shkarkua në Kuvend.

“I dëmshëm ka qenë deri më tani edhe qëndrimi i qeverisë dhe kryeministrit Kurti që nuk bashkëpunoi me SHBA’në për të mënjanuar tarifën pa kushte dhe poashtu nuk shkoi në procesin e dialogut në mënyrë që të jetë në tavolinë të dialogut dhe të mos krijohen pastaj dyshime të ndryshme se çfarë ka në tavolinë”, theksoi ai.

“Në Kuvendin e Kosovë me rastin e trajtimit të mocionit të mosbesimit thanë se ekziston një marrëveshje e fshehtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washingotn dhe se tash vetëm pritet që të hapen shampanja në Washington dhe pritet gjak në Kosovë. Këto ishin deklarata totalisht të pamatura, të dëmshme dhe ishin deklarata të cilat krijojnë opinion shumë të keq në Kosovë. Unë mendoj se një deklaratë e tillë duhet të tërhiqet publikisht tani, duhet që kryeministri dhe të tjerët që kanë diskutuar edhe kanë shpërndarë konfuzion te qytetarët t’i kërkojnë falje në vend t parë SHBA’së”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK’së ka kujtuar se LDK dhe ai po sulmohet vazhdimisht nga njerëz të nxitur nga qeveria.

“Po e angazhojnë një ushtri të njerëzve të tyre që ta sulmojnë LDK’në dhe mu personalisht. Por unë nuk lodhem për këtë punë sepse e kam të qartë interesin e Kosovës i cili nuk mund të pritet pa bashkëpunim dhe partneritet të fortë me SHBA dhe vendet e BE’së”, theksoi Mustafa.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK