Connect with us

Kosovë

Mustafa: Koalicionin LDK-VV mund ta kërcënojë vet koalicioni LDK-VV

Publikuar

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas një sondazhi të publikuar në Debat Plus të RTV Dukagjini përmes së cilitopinionit publik  u është shtruar pyetja se  “A po e kërcënon LDK koalicionin?”, transmeton Periskopi.

Mustafa ka thënë se pyetja është dashur të shtrohet se ‘kush po e kërcënon koalicionin’, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

Ai thotë se koalicioni mund të kërcënohet nga vetë koalicioni.

Ja reagimi i plotë:

Një sondazh me prapavijë qëllimkeqe i TV Dukagjini.
“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!
Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM

NA NDIQ NË FACEBOOK