Kosovë
Mustafa, Francës e Gjermanisë: VV shkaktoi krizën në këtë kohë të rëndë, jo LDK-ja

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, u ka kthyer përgjigje Gjermanisë dhe Francës të cilat nëpërmjet ministrave të jashtëm të vendeve përkatëse i kanë thirrje LDK-së t’a tërheq mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Mustafa thotë se bashkëpunimi me këto dy shtete ka një rendësi themelore për partinë e tij, megjithatë ka nënkuptuar se nuk do të tërhiqet nga mocioni.
Situatën e rëndë politike në këtë kohë të koronavirusit, sipas kreut të LDK-së e ka shkaktuar kryeministri Albin Kurti, e jo LDK-ja shkruan Periskopi.
Postimi i Mustafës:
Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi thenelore për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmëb brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.
Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të Coronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.
Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z.Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus.
Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruaj, jo vetëm e atyre të LDK-së.
LDK siguron se mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet e BE-së, si anëtare e familjes së PPE, për proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dialogut si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forëcimin e shtetit ligjor. IM






















