Kosovë
Mustafa: Do ta përcjelli Thaçin çka po thotë, si të hy në zyre

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk e ka idenë se çfarë do të flet presidenti Thaçi në konferencën që tashmë ka filluar, mirëpo këtë ka thënë se do e përcjellë në zyrën e tij.
“Të ju them të drejtën nuk kam ide dhe nuk e di se çka do të thotë Presidenti, po presim dhe do ta përcjellë tani si të hy në zyre”.
“Jemi mbledhur që të koordinojmë punët tona si parti sepse kemi punë çdo ditë me që një numër tani janë nëpër ministri në Qeveri jemi marrë vesh që ta mbajmë pas përfundimit të tyre të punës në Qeveri t’i koordinojmë punët këtu në zyre”, deklaroi Isa Mustafa për Klan Kosova.
Mustafa po ashtu deklaroi se janë duke punuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për gjetjen e gjuhës së përbashkët.
“Ne po punojmë dhe po kontaktojmë mes vete, po bëjmë përpjekje që të koordinohemi të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe një zgjidhje të përbashkët. Unë shpresoj që atë do ta gjejmë – është koha që të veprohet sepse po kërkohet që sa më shpejt të fillojmë dialogun dhe të hiqen tarifat si dhe të krijohet një ambient në të cilin ne do të arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”.
Mustafa po ashtu pohoi se janë duke punuar bashkë me VV-në që të arrijnë dakordimin.
Momentalisht në selinë e LDK-së në Prishtinë janë edhe zëvendës kryeministri Avdullah Hoti si dhe nënkryetari Lufti Haziri.




















