Kosovë
Mustafa akuzon Shpejtim Bulliqin: VV nuk mund t’i shërbejë si azil për dëmet që ia ka bërë Kosovës

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa sonte në Argument Plus ka qenë i ashpër me Shpejtim Bulliqin, kandidat i VV’së për kryetar të Podujevës i cili dikur ishte pjesë e partisë së tij, transmeton Periskopi.
Sipas Mustafës, Bulliqi është përgjegjës për disa marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
‘’Në vend që me i dhanë përgjegjësi Kosovës pse e bëri atë tmerr që të mos ta votojnë demarkacionin dhe evituan pastaj si ra Qeveria ime. Se ka bërë asnjë hap që kufiri të kalojë në Çakorr apo Zhleb . E pastaj shkoi në VV’’, tha Mustafa.
‘’VV nuk mund t’i shërbejë si azil për dëmet që ia ka bërë Kosovës. Faji më i madh i atribohet sepse e pat marrë bajrakun dhe flamurin për disa marrëveshje. Se meriton asnjë votë me ia japë bash Kosova e Llapi, në ia japshin, ia pahshin sherrin’’/PERISKOPI/


















