Connect with us

Kosovë

Mosantarësimi i Kosovës në INTERPOL, mungesë e strategjisë për lobim

Publikuar

më

Mosantarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), po shihet nga ekspertët e sigurisë si dështimi më i madh i Qeverisë së kaluar e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Eskperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi tha për Ekonomia Online se Kosova nuk qëndron aspak mirë sa i përket antarësimit në Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë.

“Ne nuk qëndrojmë mirë, fatkeqësisht qeveritë e kalura, sidomos qeveria e kaluar ka qenë dështim i plotë”, u shpreh Ibishi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar kishte kërkuar tërheqjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL. Kërkesë për shtyrje për anëtarësim në INTERPOL, pati edhe ministri i Jashtëm dhe Diasporë, Glauk Konjufca.

E ky fakt, sipas Ibishit, po bëhet se Kosova ende nuk ka përgatitur strategji e as ekip që do të merrej me lobim.

“Tri tentativa tash, unë mendoj se është më mirë të aplikojmë farë këta radhë pra në Amerikën Latine, se vetëm do të jetë një dështim i radhës, pasi nuk jemi të përgatitur nuk kemi bërë një strategji, nuk kemi bërë ekipet që do të merren me lobim”, u shpreh Ibishi.

Ai thotë se më e favorshme për Kosovën është të pres për aplikim deri në vitin tjetër, kur Asambleja Parlamentare e INTERPOL-it do të mbahet në Turqi, pasi sipas tij kjo do të jetë më e favorshme në krahasim me këtë vit që do të mbahet në Amerikën Latine.

“Nuk e kemi shumë një pozicion të mirë në aspektin edhe të diplomacisë tonë e cila është shumë defanzive apo nuk është proaktive në sistem edhe mendoj se viti i ardhshëm është më i miri nga ajo se Asambleja Parlamentare e INTERPOL-it mbahet në Turqi dhe ajo është shumë më e favaroshme edhe është një ambient që ne kemi edhe kohë të mjaftueshme që mund të lobojmë edhe të përgatitemi më mirë se sa të dështojmë edhe njëherë”, theksoi Ibishi.Ibishi në këtë rast, pajtohet me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjuca, i cili javë më parë në mbledhjen e qeverisë kishte thënë që Kosova nuk duhet të aplikojë për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë këtë vit, pasi do të ketë përsëri një rezultat negativ.

“Pajtohem për Amerikën Latine kësaj radhe, mirëpo mendoj se është vonë tash krejt kjo dhe për atë po them që z.Konjufca e ka mirë që më mirë mos të aplikohet por të përgatitet mirëfillti për vitin e ardhshëm, me qëllim t’ia dalim me një mundësi të antërësimit. Mendoj se do të jemi më të fuqishëm kështu, se qeveria e fundit ka qenë dështim në aspektin edhe të menaxhimit por sidomos në politikën e jashtme ka qenë një dështim total”, tha ai.Ibishi tutje tha se Kosova, vazhdon të mbetët një vrimë e zezë sa i përket luftimit të krimit transnacional dhe sidomos terrorizmit.

Ai tha se nëpër Kosovë mund të kalojnë pa ndonjë kontroll udhëheqës të organizatave terroriste, e për këtë Ibishi thekson se Kosova humb shumë nga mos anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë.

“Kosova mbetët një vrimë e zezë e luftimit të krimit transnacional edhe sidomos terrorizmit, nëpër Kosovë mund të kalojnë pa kontroll shumë lider apo udhëheqës të orgaizatave terroriste po edhe banda, mafiozë të ndryshëm nëpër Kosovë, e ne për shkak të mos qasjes në evidencat e INTERPOL-it edhe mos bashkëpunimi direkt nëpërmes zyrës së cfare e kemi të zyrës të UNMIKUt që është jashtëzakonisht e ngadalshme në procesim të rasteve, atëherë ne humbim shumë”, u shpreh ai.

Ibishi theksoi se mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, na pamundëson të ngrisim fletërreshtime për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga serbët.

“Për atë arsye vetë antërësimi do të na sillte shumë avantazhe, por normal edhe në luftimin e krimeve ndaj vetë Serbisë, pasi Serbët kanë kryer krime të mëdha në Kosovë edhe realisht ne ende nuk jemi në gjendje pa qenë anëtarë të ngrisim fletëndjekje apo fletërreshtime për krimet e kryera në Kosovë”, theksoi ai.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe EUROPOL do të jetë një nga prioritetet e qeverisë Kurti. Madje, një premtim të tillë e kishte dhënë edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu.

Maqedoni34 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK