Connect with us

Lajme

Modeli shqiptar i martuar me miliarderen kineze: Do të sjellim 200 mijë maska për doktorët në Shqipëri

Publikuar

me

Modeli nga Shqipëria, Rolando Lekaj, ka kohë që është martuar me një vajzë kineze.

Çifti në këtë kohë pandemie ka vendosur që të sjellin 200 mijë maska nga Kina për mjekët shqiptarë, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur vetë Lekaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur .Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira.

Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes.

Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite.

Advertisement

MË TË LEXUARAT