Connect with us

Shëndetësi

Mjeku indian del pozitiv me koronavirus

Publikuar

Një mjek 60 vjeçar në shtetin jugor indian të Karnatakas ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi ka trajtuar një njeri që vdiq javën e kaluar nga ky virus

Ky është rasti i katërt i ri që raportohet në Indi të martën. Por është e paqartë nëse të gjitha janë përfshirë në të dhënat zyrtare që tani janë në 126.

Autoritetet gjithashtu kanë vendosur një bllokim në qytet – Kalburgi – duke lejuar vetëm një person në secilën familje të dalë për të blerë gjëra ushqimore ose sende të tjera thelbësore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Pacienti që vdiq ishte një 76-vjeçar që ishte kthyer nga Arabia Saudite. Ai ishte i pari indian që vdiq nga virusi.

NA NDIQ NË FACEBOOK