Kosovë
Mizorinë e liderëve serbë tash e sheh krejt bota: Vuçiq e Daçiq tallen brutalisht me Koronavirusin

Në Serbi deri tash për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë rast i të prekurve nga Koronavirusi. Por, duket se ky vend, ose liderët e tij të paktën, janë të gatshëm që të tallen edhe me ngjarjet më të rënda që kaplojnë botën.
Përgjatë ditëve të kaluara, presidenti Serb Aleksandër Vuçiq dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq kanë shpërndarë një teori konspiracioni sipas së cilës virusi që ka mbytur mijëra vetë në mbarë botën dhe ka infektuar gati 100 mijë njerëz, është pjesë e një “lufte” ekonomike ndaj Kinës, dhe për më tepër me shaka kanë implikuar se pirja e alkoolit mund ta parandalojë përhapjen e saj.
Më shumë se 3 mijë kinezë kanë vdekur nga ky virus që tashmë njihet si Covid-19 dhe i cili ka simptomat e një gripi të zakontë sezonal, përcjell Periskopi.
Virusi për më tepër ka prekur mbi 10 mijë njerëz edhe jashtë Kinës, ndërkohë që së fundi siç raportoi Periskopi kishte prekur dy njerëz edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pas një takimi me specialistë shëndetësor dhe epidemologë më 26 shkurt, Aleksandër Vuçiqi deklaroi. “Edhe një herë, po e bëj një shaka në llogarinë time. Pasi më thanë që – dhe tash e shoh që amerikanët po e vërejnë se është e vërtetë – që koronavirusi nuk rritet aty ku vendosni alkool. Tash e kam gjetur një arsye shtesë që ta pi nga një gotë në ditë…” – tha ai.
OBSH-ja ka deklaruar se aplikimi i jashtëm i alkoolit nuk mund të përdorej për të vrarë viruset që tashmë ishin brenda trupit.
Dhe më pas, talljes me koronavirusin ia nisi edhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiq.
“Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë sot, kështu që nuk ka dyshim se kriza e koronavirusit është pjesë e luftës speciale kundër Kinës,” tha ai. /Periskopi




















