Connect with us

Kosovë

Mitrovica formon shtabin komunal për parandalimin e koronavirusit

Publikuar

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhje me Bordin e Drejtorëve, me ç’ rast kanë formuar shtabin komunal për koordinimin e aktiviteteve preventive për parandalim të virusit COVID-19.

Mujka bënë të ditur se shtabi komunal do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë dhe të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar.

Ai kërkoi nga akterët komunal të përfshirë në shtab që të përcjellin në çdo kohë kërkesat dhe rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, dhe institucionet më të larta shëndetësore, me qëllim që të jenë në nivel të detyrës.

Tutje nënkryetari Mujka ka kërkuar nga inspektorët komunal të dalin në terren, për t’i monitoruar bizneset dhe për çdo ngritje të çmimit  të ndërmerrin veprimet e nevojshme konform ligjit, transmeton Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK