Lajme
Misioni vëzhgues i zgjedhjeve, në pikëpyetje

Procesi i zgjedhjeve rrezikohet të mos monitorohet nga misioni i OSBE/ODHIR. Zërat e tillë pranohen nga institucionet dhe partitë vendore edhe pse nga ODIHR thonë se plani i dislokimit të vëzhguesve nga jashtë do të shqyrtohet sipas nevojave që do të paraqiten lidhur me koronavirusin. Mundësinë e mos monitorimit të zgjedhjeve e trajtoi sot edhe përfaqësuesi i VMRO-së në misionin e OSBE/ODHIR në emisionin Rruga Drejt i cili do të transmetohet në orën 20:40 në Alsat.
Ajo që dihet në këtë moment është se ka njoftime për anulimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE / ODIHR-së . Por, pavarësisht nga kjo vendi ynë ka kapacitet të zhvillojë zgjedhje të ndershme, të bëjmë gjithçka që mundemi për këto zgjedhje duke marrë parasysh disa ngjarje politike që ishin të pakëndshme, por në këtë periudhë të ecim përpara drejt organizimit të zgjedhjeve të besueshme dhe të ndershme- deklaroi Timço Mucunski, VMRO DPMNE.
.













