Uncategorized
Ministri Kulturës në Francë del pozitiv për koronavirus

Ministri i Kulturës në Francë, Franck Riester është infektuar me Koronavirus, por është “në gjendje të mirë”, sipas një deklarate zyrtare.
Ministri i Kulturës, Franck Riester doli pozitiv për koronavirusin, njoftoi kabineti i tij të hënën. Anëtari i qeverisë është megjithatë “në formë” dhe prehet në shtëpinë e tij në Paris, transmeton Periskopi.
“Ministri u testua pozitivisht sot” pasi manifestoi “simptoma”, tha kabineti, duke përmendur që Franck Riester kishte kaluar disa ditë javën e kaluar në Asamblenë Kombëtare, ku u konfirmuan disa raste.
Pak më herët në mbrëmje, raporti ditor i drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë në Francë, Jérôme Salomon raportoi katër vdekje të tjera nga koronavirusi, duke sjellë vlerësimin e përgjithshëm në 25 të vdekur dhe 1.412 raste të konfirmuara me koronavirus./Periskopi/





















