Sport
Ministri italian i Sportit: Suspendoni Serie A

Asociacioni i Lojtarëve italianë kanë bërë thirrje që të anulohet futbolli në Itali, deri në momentin kur Coronavirusi të jetë nën kontroll.
Kësaj thirrje iu ka përgjigjur edhe ministri i Sportit të Italisë, Spadafora, duke thënë që Serie A duhet suspenduar.
“Ndaj qëndrimet me Damiano Tommasi, presidentin e Asociacionit të Lojtarëve italianë, dhe i bashkohem thirrjes së tij për të suspenduar futbollin e ligave” ka thënë Spadafora, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka kuptim që në këto momente kur po kërkojmë sakrificë nga lojtarët, të rrezikojmë shëndetin e lojtarëve, gjyqtarëve, trajnerëve dhe tifozëve që duan të shohin ndeshjet” ishin disa nga fjalët tjera të ministrit.
Në orët e hershme të mëngjesit, kryeministri italian ka shtuar masat e sigurisë kundër Coronavirusit, duke ndaluar qarkullimin edhe në disa zona të tjera të vendit.
Me thirrjen e ministrit të sportit, rrezikon që kampionati italian të suspendohet. /Lajmi.net/






















