Connect with us

Lajme

Ministri Bekteshi dhe pronarët e marketeve: Mos bëni panik, ushqim do të ketë

Publikuar

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe pronarët e marketeve në Maqedoni kanë apeluar qytetarët që të mos bëjn panik pasi ushqime do të ketë, shkruan Zyrtare.net

“Dua që si ministër i Ekonomisë t’i ftoj qytetarët që me arsyeshmëri të blejnë, a marketet të bëjnë plane që t’u dalin në ndihmë qytetarëve. Vend për panik nuk ka, mallra të domosdoshme
ushqimore ka”, tha Bekteshi.

Edhe pronarët e supermarketeve apeluan qytetarët të qëndrojn të qetë dhe të mos dynden nëpër supermarkete pasi gjithçka që u është e nevojshme do të ketë.

Sakaq, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka miratuar vendim për ngrirje të çmimeve për produktet: bukë, krip, vaj, qumësht dhe prodhime qumështore, vezë, miell, mish, pasta, barna dhe mjete dezinfektuese, përveç atyre që kanë dëshmi se janë rritur faturat e hyra./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK