Kosovë
Mimoza Kusari: Deklarata e ShBA-ve pozitive, por çështja e shkëmbimit të territoreve nuk u shpik në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit ka demantuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Prishtinës e Beogradit, që përfshinë madje edhe shkëmbimin e territoreve.
Kjo u bë e ditur përmes një deklarate për media ku u tha se ky është vetëm spekulim dhe se emisari Richard Grenell nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë plan.
“Duam të bëjmë të qartë se nuk ka asnjë marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, siç po spekulojnë disa. I dërguar special i presidentit, Richard Grenell, nuk ka diskutuar asnjëherë diçka të tillë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
E ky lajm sipas Mimoza Kusari-Lila është shumë pozitiv dhe komplet sipas frymës së diskursit politik në Kosovë.
Kusari-Lila për Periskopin tha se ky informacion për ndryshim të kufijve nuk është shpikur në Kosovë, por ky informacion ka ardhur nga qasjet e ndërkombëtarëve në raport me atë çfarë presidenti Thaçi e Vucic kanë diskutuar.
“Po deklarata e mbrëmshëm është shumë pozitive dhe në frymën e diskursit politik në Kosovë i cili është në kundërshtim të plotë me atë të ndryshim kufijve a po shkëmbim territoresh, megjithatë ajo si pjese nuk është shpikë në Kosovë, por ka ardhur si informacion në nga qasjet ndërkombëtare në raport me atë se çfarë presidenti Thaçi dhe Vuciq, kanë diskuar dhe si ata e kanë trajtuar zgjidhjen finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi.”, ka thënë Kusari-Lila për Periskopin
Ajo theksoi se pas qetësimit të situatës Qeveria duhet të vazhdoj procesin me grupin punues që të udhëheq dialogun, dhe siç thekson ajo të mos lejohet presidenti Hashim Thaci të negocioj siç ka bërë deri më tani.
“Ajo çka është tepër e rëndësishme të thuhet që në momentin e normalizimit të situatës pas pandemisë nënkuptohet tash edhe me rezolutë të Kuvendit e konfirmuar natyrisht edhe me Kushtetutën e vendit është Qeveria që është e mandatuar të udhëheq delegacionin dhe marrëveshjet në fakt çfarëdo marrëveshje a po dialog me Serbinë. Nië konfirmim i SHBA’së është i mirëseardhur, përderisa i duhet brenda spektri politik i Kosovës të vazhdoj procesin, e jo te lejojë presidentin ashtu sic ka bërë jashtë Kushtetutës dhe pa mandate të Kuvendit të negociojë me presidentin Vuciq”, ka shtuar ajo për Periskopin./Periskopi




















