Kosovë
Miku i Kosovës, Joe Biden e fiton bindshëm garën presidenciale në Karolinën Jugore
Joe Biden ka arritur të fitojë bindshëm në garën primare në Karolinën Jugore gjatë ditës së shtunë, duke i dhënë shtytje ambicieve të tij për të fituar nominimin për president nga Partia Demokrate.
Bernie Sanders doli vetëm i dyti në këtë garë por duke qenë shumë prapa me gati 30 për qind të votave më pak.
Biden ia doli që t’i merrte 33 delegatë, ose 48,4 për qind të votave, shkruan Periskopi.
Tom Steyer ishte i treti me 11,3 për qind ndërkohë që Pete Buttigieg doli i katërti me 8,2 për qind.
“Jemi shumë të gjallë,” deklaroi Biden në fjalimin e tij të fitores. “Për të gjithë ju që jeni lënë anash, që jeni rrëzuar, që s’keni pasur zë, kjo është fushata juaj.”
“Veç disa ditë më parë, mediat dhe komentuesit na e shpallën kandidaturën tonë të vdekur,” shtoi ai.
Kjo fitore, që erdhi pasi në Karolinën Jugore ka shumë afro-amerikanë të cilët e mbështesin Bidenin, erdhi në një kohë shumë të mirë për Bidenin, pasi ky i fundit nuk ia kishte dalë të merrte rezultat të mirë në garat e kaluara. /Periskopi