Connect with us

Kosovë

Mikrobiologu Lul Raka bën thirrje: Rrini në shtëpi, fitorja është e sigurt

Publikuar

më

Mikrobiologu Lul Raka është shprehur se Kosova dje ka marrë një lajm fantastik. Atë të ardhjes së 7 mijë testeve të reja për koronavirusin.

Raka, ka thënë se tashmë në laboratorët e IKSHPK’së, brenda ditës mund të testohen 200 deri në 300 raste të reja. Ai bën thirrje që kosovarët të vazhdojnë që të qëndrojnë brenda shtëpive të ryre.

“Nëse rrini në shtëpi- Fitorja është e sigurtë! Nëse nuk respektoni këshillat- do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur. RRI N’SHPI!”, thotë ai.

“Ardhja e 7000 testeve për COVID-19 në Kosovë është lajm fantastik. Tani duhet të testojmë 200-300 njerëz në ditë! Testimi laboratorik i saktë dhe në kohën e duhur është komponentë thelbësore e menaxhimit të COVID-19 dhe mungesa e testeve dhe reagjentëve e pengon përgjigjen ndaj epidemisë”, ka deklaruar Raka.

Tutje mikrobiologu kosovar ka deklaruar se pacientët të cilët kanë infeksione të rënda respiratorë akute duhet të kenë përparësi në bërjen e testit.

“KUSH DUHET TË TESTOHET PËR COVID-19 (PRIORITETET SIPAS RRADHËS): • Pacientët e shtruar në spital që kanë infeksion të rëndë respirator akut. • Pacientët me infeksion akut respirator në shtëpitë e pleqve dhe në komunitet.• Stafi shëndetësor që ka çfarëdo simptoma, por edhe ata që nuk kanë fare simptoma dhe punojnë në institucionet ku pasur raste të punëtorëve shëndetsorë me COVID-19.• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (sëmundja e mushkërive, kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundja cerebrovaskulare, sëmundja e veshkave, mëlçisë, hipertensioni, diabeti dhe personat me imunitet të komprometuar) që shfaqin shenja të sëmundjes akute të frymëmarrjes. Këta njerëz mund të kenë nevojë më herët për mbështetje të frymëmarrjes (respirator). • Kontaktet e afërta të rasteve me COVID-19 të vërtetuar, të cilët kanë simptoma. Nëse ka mundësi duhet të testohen edhe kontaktet asimptomatike të një rasti me COVID-19, të cilët kanë pasur ekspozim me rrezik të lartë. • Në fund, mbase edhe deputetët e Kosovës dhe stafi administrativ, për shkak të qëndrimit prej afër 12 orësh në objekt të mbyllur. Maskat dhe dorëzat i kanë pasur, por nuk e dijmë si janë sjellur gjatë pauzave të bukës dhe kafes”, shpjegon ai.

Lul Raka bën thirrje që kosovarët të vazhdojnë që të qëndrojnë brenda shtëpive të ryre.

Në Kosovë deri ëm tani nga testimet e bëra kanë rezultuar 91 persona të infektuar me koronavirus.

Lajme40 minutes ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni2 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri2 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme3 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni5 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri5 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme6 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme7 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme7 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni7 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

Shqipëri8 hours ago

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

Lajme8 hours ago

Ziadin Sela me kërkesë publike për Mickoskin: A mund ta dëshmojë me dokument se është maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK