Connect with us

Kosovë

Michael Gold i drejtohet VV-së dhe LDK-së: Seriozisht e keni?

Publikuar

Kryeministri Kurti pasi mori vendimin për ta shkarkuar ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliu, LDK iu përgjigj me mocion mosbesimi.

LDK vendimin e Kurtit po e konsideron si të njëanshëm dhe se me këtë veprim, kryeministri ka shkelur marrëveshjen paszgjedhore mes këtyre dy partive.

Deri tani, lëvizjet e fundit në Qeveria kanë bërë që të ngjallin reagime të shumta dhe i fundit është edhe nga drejtori i Crimson Capital në Kosovë, Michael Gold.

Gold, në një status në facebook është shprehur i habitur veprimet e VV-së dhe LDK  në këtë kohë kur edhe Kosova si gjithë shtetet e tjera në botë, po përballet me koronavirusin.

‘’Seriozisht? Në mes të një krize shëndetësore?’’, kishte shkruar Gold.

Tutje, në një koment tjetër, Gold thotë se është e turpshme kjo gjendje nëpër të cilën po kalon Kosova.

‘’….Përgjigja e qeverisë së Kosovës ndaj COVID ka qenë e lavdërueshme deri më tani – ata treguan maturi dhe profesionalizëm. Një turp, me të vërtetë. Koha nuk mund të jetë më e keqe. Absolutisht pa fjalë’’, kishte shkruar Gold./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK